back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajme100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon se kur do të...

100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon se kur do të ekzekutohen

- Advertisement -

Shpërndaje
Më 7 tetor, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.

Që nga marrja e këtij vendimi, ende asnjë studentë nuk është pajisur me mjetet e ndara nga Qeveria në detyre.

Se kur pritët të dalin këto shtesa, nga Ministria e Financave kanë dhënë detaje.

Afati për aplikimin e studentëve për shtesën prej 100 euro mbetet i hapur deri më 31 tetor, ka bërë të ditur për “Front Online” Ministria e Financave.

“Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje për Front Online.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.

“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.

Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

100 euro për studentëtMinistria e Financave

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -