Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka shpalosur pjesë të planprogramit të tij qeverisës, ku foli për shqetsimin e tyre rreth natalitetit në Kosovë.
Për zgjidhjen e problemit të kësaj çështje, ai ka premtuar 1 mijë euro për fëmijën e pestë në familje.
Buja gjithashtu shtoi se pjesë e subvencioneve do të jenë edhe familjet që kujdesen për të moshuarit me aftësi të kufizuara, për të cilët premton 100 euro mbështetje mujore.
“Ka filluar të bie tepër shpejt nataliteti në Kosovë, në programin tonë e kemi fëmija i pestë të subvencionohet nga komuna e 1 mijë euro, kemi familjet që kanë njerëz apo pleq të palëvizshëm dhe ne do t’i subvencionojmë çdo familje nga 100 euro në muaj që të mund t’i dalin zot mbikëqyrjes së këtyre personave”, theksoi ai.

